-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata mes Trump dhe Putinit, Vance: Nuk është lufta jonë

Kryesoret

Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump pritet që të zhvillojë bisedë telefonike me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Trump do të telefonojë Putinin për arritjen e armëpushimit në Ukrainë.

Pak para telefonatës, zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance ka deklaruar se Uashingtoni e pranon se ka një ‘ngërç’ në bisedimet lidhur me luftën në Ukrainë.

“Mendoj se presidenti do t’i thotë Presidentit Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?'” u tha Vance gazetarëve në bordin e Air Force Two, ndërsa përgatitej të nisej nga Italia.

“Putini nuk duket se e di tamam si të dalë nga lufta në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se nëse Rusia nuk është e gatshme të ecë përtej gabimeve të bëra në të kaluarën, përfundimisht SHBA-të duhet të thonë se “kjo nuk është lufta jonë”.

“Është lufta e Joe Biden, është lufta e Vladimir Putinit. Nuk është lufta jonë. Do të përpiqemi ta përfundojmë, por nëse mund ta përfundojmë, përfundimisht do të themi, E dini çfarë? Ia vlente të provonim, por nuk do ta bëjmë më.”

Trump bisedë me Putinin sot, pritet të telefonojë edhe Zelenskyn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit