Analisti Zylyftar Bregu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u ndal edhe tek roli i SPAK në këto zgjedhje. Ai tha se reagimet e SPAK ishin të dobëta dhe ishin të drejtuara drejt opozitës. Bregu tha se sipas tij SPAK nuk i ka përmbushur pritshmëritë e shqiptarëve.
“Në fakt SPAK ngriti një strukturë Task Forc. Konteksti ishte në disfavor të SPAK, kjo u ngrit në arrestimin e Veliajt. Jemi në këtë situatë ku SPAK ka bërë publike një numër dosje penale të filluar dhe SPAK duhet të reagonte para apo pas ditës së zgjedhjeve. Pra reagimet e para të SPAK ishin të dobëta dhe të drejtuara drejt opozitës. Mendoj që SPAK nuk e përmbushi pritshëmrinë e shqiptarëve.”, tha Zylyftar Bregu.