Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë që opozita nuk e beson që i ka numrat për formimin e qeverisë.
Kurti u shpreh se kur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare, atëherë partitë do ta kuptojnë se i ka numrat për forminin e qeverisë. Ai thekson se nëse ai dështon për formimin e qeverisë, atëherë do të ishte fitore për ta.
“Ata nuk besojnë që unë I kam 61 për kryeministër, unë ju them atyre më testoni. Nëse ata besojnë që nuk I kam 61, për tu bërë kryeministër përsëri le të më testojnë. Lë ta votojnë Albulenën dhe të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, do të ishte fitore për ta. Nuk është fitore për ta, duke e bllokuar kuvendin e pamundësuar koorumin”, tha Kurti.