-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet 4 vite burg ish-kryeprokurori i Vlorës

Kryesoret

Dënohet me 4 vite burg Aurel Zarka, ish-kryeprokurori i Vlorës që akuzohet për dosjen “Toyota Yaris”. Ai u dënua për korrupsion, duke dhënë e marrë para nga njerëz të sistemit të drejtësisë dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm në 3 raste, dy nga të cilët na bashkëpunim, me qëllim lehtësimin e të akuzuarve të dosjes “Toyota Yaris”.

Në pretencë, prokurori i posaçëm, Klodian Braho, i tha gjykatës se hetimi kishte zbuluar se Aurel Zarka ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Nga komunikimet në këtë platformë, referuar të dhënave të përcjella nga autoritetet belge të drejtësisë, dhe provave të tjera prokurori ka bashkëpunuar me avokatin Radovan Ccela, i arrestuar për të njëjtin hetim dhe oficeren Erjon Daupaj, të shpallur në kërkim, për të ndikuar në çështje të caktuara kundrejt marrjes dhe dhënies së ryshfetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit