-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjuriç kërcënon: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç i konsideron serbët si një “popull të zbritur nga qielli” dhe ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën e tyre, jo pushtues.

“Duhet të sillemi si një popull qiellor këtu në tokë. Shpresoj se do të jemi të denjë për këtë dhe se do t’i kujtojmë fjalët e Patriarkut Pavle se do ta kemi Kosovën kur të jemi të denjë për të”, tha Marko Gjuriç.

Ai pretendon se 10 nga 38 komuna të Kosovës janë me shumicë serbe, por jetojnë edhe në komunitete të tjera. Gjuriç tha se lufta për të ruajtur shtetin serb në Koosvë është detyrë e të gjithë shoqërisë.

“Askush nuk i pyeti nëse donin të ishin pjesë e të ashtuquajturit projekt i Kosovës së pavarur. Lufta për të ruajtur shtetin serb në Kosovë është diçka që është detyrë e të gjithë shoqërisë, diçka që është një projekt shumëgjeneracional, për të cilin kam një dozë të shëndetshme optimizmi pavarësisht rrethanave të vështira, duke pasur parasysh faktin se treguesit tanë demografikë në zonat serbe janë ende të favorshëm, familja mesatare serbe në jug të Ibrit ende ka pesë anëtarë, mbështetja që shteti dhe qeveria ofrojnë është e tillë që në aspektin material tejkalon gjithçka që gëzon populli ynë në pjesë të tjera të vendit, dhe shpresoj që me rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare, qëndrimin e ndryshuar të disa shteteve që morën pjesë në krijimin e atij projekti, kjo do të kontribuojë që gjërat të ndryshojnë në favorin tonë”, tha Gjuriç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit