Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, është mbyllur zyrtarisht, duke konfirmuar një fitore të theksuar të Partisë Socialiste dhe një rënie të ndjeshme për Partinë Demokratike.
Partia Socialiste (PS) ka marrë 855 mijë vota, duke siguruar 83 mandate në Kuvend, një rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Partia Demokratike (PD) ka arritur të grumbullojë vetëm 529 mijë vota, duke siguruar 50 mandate, çka përbën një rënie të ndjeshme në përfaqësim parlamentar.