Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u pyet nëse në shtaor do të pranojnë 50 mandatet për të shkuar në Kuvend.
Berisha tha se të gjitha vendimet në lidhje me mandate do të merren në vazhdim.
“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë. Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë.”, tha Berisha.