23-vjeçari shqiptar Kevin Peraj është shpallur fajtor pasi qëlloi me thikë për vdekje një 19-vjeçar në Finsbury Park, Londër. Ngjarja ka ndodhur me 11 korrik 2024 kur viktima Ahmed Habibi u gjet i plagosur për vdekje në një makinë në Stroud Green Road.
Ndërsa pasagjeri në makinë është gjetur i plagosur lehtë. Hetimet nisën pasi nga kamerat u zbulua Peraj i cili po sulmonte pasagjerin.
Shqiptari tentoi që të largohej me avion nga Heathrow, por pasi humbi fluturimin u largua përmes kanalit të La Manshit drejt Shqipërisë. Ai u arrestua sapo u kthye në Britani, më 16 korrik, dhe më pas u akuzua për vrasje.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë dënimi i tij do të jepet më 1 gusht.