-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Operacionin ‘Ura’, Berisha: Kapën pastrueset dhe shoferët, kurse kokat ikën

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli edhe rreth operacionit ‘Ura’ të zhvilluar ditën e sotme.

Berisha ka përshëndetuar autoritetet italiane. Ai tha se Porti i Durrësit është shndërruar në një pikë të madhe në Europë.

“Porti i Durrësit është shndërruar në një pikë të madhe në Europë. Piro Vengu u lartësua ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë vetëm Troplinët. Porti i Durrësit hyn i tëri në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafian italiane, se SPAK-u aty ishte. SPAK-u që prej muajsh e vitesh s’bën asgjë, por prit. Është operacion në vazhdim. Janë lëshuar 52 urdhër-arreste. Eksponentët u informuan dhe ikën. Matriksi funksionon. Ju garantoj se Ervis Doçi, ose famozi Vis Poja, ka çdo gjë me licencë nga Edi Rama dhe Olsi. Ata që e njoftuan të ikë lidhen me këta. Po ta marrim kështu, Toto Riina është në kryeministri. Ka arrestuar pastrueset dhe shoferët. Kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Altin Hajri, me dosjen që është marrë direkt nga Dumani, ka shkuar te kandidatja jonë në fshatin Hardhishtë për t’i bërë presion. Hajri ka me vete Dumanin.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit