Detaje të reaja janë zbuluar nga operacioni “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste.
Sipas Syri Tv, janë firmosur urdhërarreste për 40 shqiptarë dhe 12 italianë.
Droga dërgohej nga Shqipëria në Itali me anë të autobusave të linjës së Barit. Droga e presuar kishte logo të Audit, Paris dhe Leon.
Gjatë kontrolleve janë sekuestuar para dhe lista ku shënoheshin shumat e parave dhe të shpërndarjes së drogës.
Deri tani janë lëshuuar urdhërarreste për Orgest Molla, Hasan Nderjaku, Ligor Çombashi, Ervis Doçi, i njohur në Durrës dhe si Visi i Pojes si dhe për avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.