Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur që të pezullojë lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.
Aryesja e pezullimit ka qenë era e fortë bregdetare me drejtim jug-juglindje. Sipas kapitenerisë, pezullimi i lundrimit detar ka nisur që në orën 10 të mëngjesit sot dhe do të vazhdojë deri nesër në orën 6 të mëngjesit.
Ndërkohë për të gjithë drejtuesit e mjeteve detare është bërë thirrje që të ankorojnë në bregun e detit mjetet lundruese për të shmangur dëmet nga përplasja e tyre.