-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk morën mandat, Shehi dhe Alibeaj: Rezultati poshtë pritshmërive tona

Kryesoret

Dashamir Shehi pranoi humbjen në këto zgjedhje dhe është dorëhequr nga drejti i Djathtas për Zhvillim.

Gjatë një konference për shtyp, Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj u shprehën se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre. Shehi u uroj suksese partive të reja që do të hyjnë në Parlament.

“Iu urojmë suksese partive të reja, që hynë në parlament. Pjesa tjetër është gjë e vjetër, një parti-shtet në qeveri. Ne marrim përgjegjësitë tona në këtë mes.”, tha Shehi.

Ndërsa Alibeaj tha se duhet ta gjejnë përgjegjësinë tek vetja, pasi kjo nuk u solli entuziazëm tek qytetarët dhe nuk u krijoi besim.

“Fakti është fakt. Rezultati ishte poshtë pritshmërive tona. Ne duhet të gjejmë përgjegjësinë tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin, qëndrimeve tona, që ishin realiste. Sa duket dështuam që të ngjallim entuziazëm. Kjo ishte hierarkia e parave që disponon çdo parti. Ne kishim financa modeste. Angazhimi i krimit ishte fare i qartë, mjafton të shikosh që kanë marrë shumë vota njerëz anonimë apo gjysmë anonim. Administrata u përdor.”, tah Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit