Nga operacioni “Ura” të zhvilluara nga SPAK dhe policia italiane janë sekuestruar disa prona dhe biznese në pronësi të disa personave.
Janë sekuestruar shoqëria Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, Portslade e Elvis Docit, i njohur si Visi Pojës, Dubai Inn e Nexhmedin Danaj, “Vlora Cable TV” e Nexhmedin Danaj dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash e Olgert Shqevin.
Këto sekuestrime janë me vlerë prej disa miliona eurosh. 52 personat dyshohen për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.