Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën për mediat ka akuzuar qeverinë dhe strukturat e saj për manipulimin e zgjedhjeve.
Berisha ka deklaruar se nesër do të paraqesë listën e plotë të gjithë dokumenteve për zgjedhjet të cilat sipas tij janë dhunuar barabarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë.
“Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës. Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin. Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar. Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje,” tha Berisha.









