Nga operacioni “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë u lëshuan 52 urdhër-arreste. Një masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj, ish sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Gjithashtu deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës. Urdhërarrest është lëshuar edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës, si dhe për administratorin e një kompanie udhëtimi Ligor Çombashi.
Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane, janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Ndërkohë në orën 10:30 pritet konfereca për shytp e Altin Duamnit dhe kryeprokurorit të Barit, Roberto Rossi.