Në konferencën për shyp në SPAK, prokurori Vladimir Mera ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 52 urdhërarreste. Mera tha se janë sekuestruar të dhënat në platformat Sky dhe ECC, si dhe janë lëshuar masa sigurie për 40 shqiptarë.
Gjithashtu tha se janë sekuestruar edhe pasuri që dyshohet se kanë ardhur nga kjo veprimtari, në to përfshihen tre restorante në Durrës, 1 bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në Vlorë.
“Është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian. Nga ana e autoriteteve italiane janë administruar të dhënat të platforës Sky ECC, çka kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të gjithë këtij grupi kriminal.
Nga analizimi i këtyre të dhënave kemi arritur të dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në Puglia dhe më pas në gjithë territorin italian dhe më pas në vende të tjera të BE, si Gjermani, Belgjikë e Hollandë dhe në Amerikën e Jugut.
Krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjes së lëndëve narkotike. Janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave në një vlerë prej 5 milionë euro.
Atëherë ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri.
Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar 3 milionë euro, para në kesh si të ardhura të këtij grupi kriminal që iu janë nënshtruar këtij procedimi penal” tha Mara.