Partia Demokratike ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një letër për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit. Letra është dërguar përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy dhe mban datën 16 maj.
“Në 10 nga 12 qarqe të vendit, banda të njohura si grupi “Xhabafti” dhe klani “Bajri” thuhet se kanë vepruar për llogari të Partisë Socialiste, nën koordinimin e drejtpërdrejtë nga Kryeministria”, thuhet në raport.
Partia Demokratike akuzon se gjatë fushatës janë përdorur miliona euro nga buxheti i shtetit për qëllime elektorale.
“Janë shpërndarë bonuse për pensionistët, janë dhënë licenca për kultivim kanabisi dhe janë punësuar mijëra persona në administratë në këmbim të votës. Për më tepër, ndalimi i TikTok-ut dhe kapja e mediave përmenden si mjete për të shtypur zërat kritikë dhe për të manipuluar opinionin publik”, thuhet në raport.