Presidenti Donald Trump ka paraqitur detaje të reja të planit të tij ambicioz për një sistem mbrojtës nga raketat “Kupola e Artë” me vlerë shumë milionë dollarë. Trump e bën këtë plan për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga sulmet e reja.
“Do ta kemi përfunduar brenda tre vjetësh”, u tha Trump gazetarëve ndërsa detajonte planin në Zyrën Ovale të martën . “Pasi të ndërtohet plotësisht, Kupola e Artë do të jetë e aftë të kapë raketat edhe nëse ato lëshohen nga anët e tjera të botës.”, shtoi ai.
Trump tha se projekti do të kushtojë rreth 175 miliardë dollarë dhe do të drejtohet nga gjenerali Michael A. Guetlein, zëvendësshef i operacioneve hapësinore në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.