-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Episodi i 19-të i serialit më të “poshtër”

Kryesoret

Posa përfundoi episoti i 19 i serialit më të “poshtër”, që ka parë ndonjëherë shqiptarët.

Tani më mund të themi se ka fillu shkatërrimi përfundimtar i të gjitha të arriturave të Kosovës gjatë 20 viteve të pas luftës.

Shtrohet pyetja legjitime se: si ka mundësi të ndodhë kjo me të zgjedhurit e popullit, të cilët nuk janë në gjendje të bëhen bashkë e ta zgjedhin kryetarin-en e kuvendit?. Fundja do të duhej të zgjedhet edhe Albulena, veq le të zhbllokohet institucioni më i lartë legjslativ, pa konstituimin e të cilit Kosova rrezikon të humbë miliarda dollar/euro të cilat presin ratifikimin e kuvendit.

Pyesim të gjithë deputetët e zgjedhur se: a jeni duke e kuptu se Kosova po merr fund në shumë drejtime duke përmendur vetëm disa nga dështimet e mëdha si?:

  1. Zbrazja e Kosovës tani më ka marrë përmasa shqeyësuese, popullata po vazhdon ikjen masovike drejt përendimit,
  2. Ekonomia e vendit edhe ashtu shumë e brisht po shkon drejt falimentimit,
  3. Inflacioni dhe rritja e çmimeve tani më po shkon drejt asaj që i thonë galopante,
  4. Arsimi është buzë shkatërrimit përfundimtar,
  5. Shëndetësia ka kolapsuar,
  6. Varfëria po rritet në përmasa shqetësuese,
  7. Infrastruktura rrugore po dëmtohet seriozisht,
  8. Investimet kapitale nuk po ndodhin fare,
  9. Sektori i energjisë është buzë kollapsit,
  10. Bizneset private po falimentojnë me të madhe,
  11. Tregu i hapur për energjinë do ti falimentoj edhe ato pak biznese që e kanë mbajtur gjallë ekonominë e shtetit,
  12. Deficiti tregtar po rritet në vazhdimësi,
  13. Populli po vazhdon të vuaj, derisa talljet e Albinit po vazhdojnë pa fije turpi.

Gjithë kjo që po i ndodhë Kosovës dhe popullit të saj paraqet më të paktën që mund të themi “tradhti kombëtare”, duke rreziku kushtetutshmërinë dhe ekzistencën e shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit