-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria nis negociatat për konkurueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse me BE-në

Kryesoret

Shqipëria do të ulet të enjten në Bruksel për të hapur një grupkapitull të ri me Bashkimin Europian, i fokusuar në Konkurueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Ky grup përfshin fusha të rëndësishme si politikat ekonomike, monetare, sociale, arsimi dhe kultura, dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Procesi pritet të sjellë shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, punë të sigurta dhe mbrojtje për punëtorët, si dhe mundësi për bizneset shqiptare për t’u rritur dhe për të konkurruar në tregjet europiane. Gjithashtu, të rinjtë do të kenë mundësi më të shumta për bursa, trajnime dhe programe shkencore të BE-së.

Shqipëria ka hapur tashmë negociatat për 27 grupe kapitujsh dhe ka përmbyllur negociatat për kapitujt si Themelorët (sundimi i ligjit) dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Qeveria synon të mbyllë të gjithë grupkapitujt deri në 2027, me qëllim që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian deri në 2030.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit