Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në 4 ambiente në Berat, pas letërporosisë së autoriteteve belge.
Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale H.V., pasi në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet të dyshuar false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë armë gjahu.
Ndërsa meterialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.