Një 54-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinike private. 54-vjeçarja Vlbona Xhazejnos, ka ndërruar jetë pas operacionit në stomak në spitalin privat Vila Alba.
Mjeku Ilir Shani është proceduar penalishte pasi akuzohet për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Ai ka thënë se pacientja një ditë pas operacionit ka pësuar një arrest kardiak.
Mjeku ka shtuar se nga operacioni në stomak, 54-vjeçarja ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka nënvizuar se janë të të gatshëm të ofrojnë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.
“Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025. Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim .
Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21 , pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë , goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.”, ka shprehur mjeku.