Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi gjatë një interviste është pyetur nëse Sali Berisha duhet të tërhiqet.
Këlliçi u shpreh se Partia Demokratike ka një status që është zbatuar në çdo hap të tij që nga viti 2021. Ai tha se e gjithë fokusi dhe vëmendja tani është tek farsa elektronike.
“Nuk pyesni kurrë për 100 euroshin që u dha pensionistëve gjatë fushatës elektorale, që është shkelje. Nuk pyesni kurrë për blerjen e votës, për administratën publike. Ky është një problem shumë i madh. Kur ti je anëtar i PD, të vini të militoni në forumet e PD, do të njiheni me diskutimin e brendshëm, me debatin, me statutin.
PD ka një statut, i cili është zbatuar në çdo hap të tij që në 2021. Thënë këtë, këto janë çështje të brendshme te PD, e të garantoj se kjo është çështje krejt e parëndësishme brenda PD për momentin. Kjo sepse i gjithë fokusi dhe energjia dhe vëmendja është tek farsa elektorale. Nëse humbasim këtë trend he merremi me përgjegjësite e secilit në këtë moment, gjë që nuk i shmanget kush, por ky nuk është momenti”, tha Këlliçi.