-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallas: Ka nisur heqja e masave ndaj Kosovës

Kryesoret

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, si dhe ka thënë se blloku evropian ka nisur tashmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.

E pyetur për masat ndëshkuese që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës verën e vitit 2023, Kallas tha se blloku “ka filluar t’i heqë masat, por është me rëndësi të kuptohet njëkohësisht se nuk duam të shohim përshkallëzim në veri”.

“Unë personalisht jam duke i bindur vendet anëtare se ne duhet t’i heqim masat për Kosovën, por disa thonë se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe përshkallëzimi në veri bie ndesh me këtë. Ne jemi gati t’i bëjmë hapat tonë, por kemi vërtet nevojë të shohim shtensionim në veri”, tha Kallas.

Ajo nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, por shtoi se “ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës, por edhe për lidhje më të ngushta me Evropën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit