-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria hap grupkapitullin e tretë të negociatave për anëtarësim në BE

Kryesoret

Sot, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e Pestë Ndërqeveritare, një ngjarje që shënon hapjen e grupkapitullit të tretë të negociatave për anëtarësim. Ky grupkapitull është i fokusuar në temën e “Konkurrueshmërisë dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse”, një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky kapitull ka për qëllim të përmirësojë fusha të ndryshme, si transformimi digjital, media, shkencat dhe kërkimi, si dhe arsimi dhe kultura, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social. Hapja e këtij grupkapitulli do të ndihmojë në përafrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të kryesojë delegacionin shqiptar gjatë kësaj konference, që do të shoqërohet nga diskutime me autoritetet e Bashkimit Europian dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në kuadër të këtij grupkapitulli, do të diskutohet për disa kapituj kyç, përfshirë:

  • Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

  • Kapitulli 16 (Tatimet)

  • Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

  • Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

  • Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

  • Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

  • Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

  • Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të ndryshme. Konferenca e katërt Ndërqeveritare që u mbajt më 14 prill në Luksemburg, shënoi hapjen e grupkapitullit për tregun e brendshëm.

Qeveria shqiptare ka planifikuar të hapë të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2025, me synimin që negociatat të përmbyllen deri në vitin 2027, dhe që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit