Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua sot në mëngjes pranë ishullit grek të Kretës, sipas të dhënave të para nga institucionet sizmologjike.
Epiqendra ndodhej në veri të Kretës, në një thellësi prej 69 kilometrash, ndërsa lëkundjet u ndjenë gjerësisht në pjesë të Greqisë, përfshirë Athinën, si dhe në Izrael, Egjipt dhe Qipro.
Banorët në zonën e Ágios Nikólaos dhe Irákleion raportuan dridhje të forta që i zgjuan nga gjumi. Deri më tani nuk raportohen dëme serioze.
Rajoni mbetet një zonë aktive sizmike për shkak të përplasjes së pllakave tektonike, me tërmete të shpeshta përgjatë Harkut Helenik.