Paditen e sotme një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një zonë rurale në Rafinë, brenda një vreshti në Greqi. Shqiptari pak para se të humbte jetën ka kontaktuar familjen e tij duke i treguar gruas emrin e burrit që e kishte qëlluar në kokë.
Sipas medias greke, viktima kishte qenë më parë i akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Personi i përmendur si autor i krimit është gjithashtu shqiptar dhe i njohur nga autoritetet për përfshirje në rast droge.