-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e çiftit izraelitë në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Urrejtja nuk ka vend në SHBA

Kryesoret

Të mërkurën në mbrëmje dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë nga një person i armatosur në Uashington, DC. Çifti i ri që do të fejoheshin po largoheshin nga një aktivitet jashtë Muzeut Hebraik.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë ku tha se “urrejtja nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump”.

Ata theksuan se personi i dyshuar për vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, do të ndiqet penalisht “në masën më të plotë të ligjit”.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha në një konferencë për shtyp se Trump është “i prekur dhe i indinjuar”.

“E keqja e antisemitizmit duhet të zhduket nga shoqëria jonë”, shtoi ajo.

Leavitt i quajti dy diplomatët e vrarë, Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, një “çift të ri të bukur” dhe foli për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit