Presidenti Volodymyr Zelensky me anë të një video në platformën X ka deklaruar se po punohet për një armëpushim sa më të shpejtë për Ukrainën.
Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për të ndërmarrë hapat për një armëpushim të vërtetë dhe krijimin e një arkitekture të re sigurie.
“Ne po ndërtojmë të gjitha bazat e nevojshme nga ana jonë. Ajo që kërkohet është një gatishmëri reciproke nga ana e Rusisë — dhe kjo nuk ekziston tani, dhe pa presionin ndërkombëtar, kjo nuk do të ndryshojë.
Ne po bëjmë detyrën tonë për të mbajtur këtë presion, kryesisht përmes mbrojtjes sonë dhe operacioneve aktive. Falënderoj të gjithë luftëtarët tanë për qëndrueshmërinë e tyre dhe për rezultatet e vërteta që po arrijnë”, tha Zelensky.