-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më qëlloi në fytyrë’- Fjalët e fundit me gruan, çfarë tha 41-vjeçari para vdekjes

Kryesoret

Mikel Selimaj, autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi Altin Arapaj është në duart e policisë. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë. 41-vjeçari u gjet i vdekur dje pasdite pranë një vreshti në Rafina.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, tragjedia filloi të zhvillohej të mërkurën në mëngjes (pardje), kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit