Gaza është në “fazën më mizore” të luftës, me 9,000 kamionë me ndihma të gatshme në kufi, thotë OKB-ja. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutteres thotë se e gjithë popullsia e Gazës 2.1 milionë njerëz është në rrezik nga uria.
Gjithashtu edhe kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini e cila mbështet refugjatët në Gaza, thotë se “populli i Gazës ka qenë i uritur” për më shumë se 11 javë. Lazzarini thotë se e vetmja mënyrë për të ndaluar përkeqësimin e gjërave është të lejohet një rrjedhë e vazhdueshme e ndihmave në Gaza.
“Ndihma që po vjen tani është si një gjilpërë në kashtë”, thotë ai, duke shtuar se të paktën 500 deri në 600 kamionë në ditë janë të nevojshëm për të ndihmuar njerëzit atje.
“Shpëtimi i jetëve duhet t’i kalojë axhendat ushtarake dhe politike. Populli i Gazës nuk mund të presë më gjatë.” shtoi ai.