Fotografi ‘legjendar’, Sebastio Salgado ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç. Arsyja e vdekjes së tij vjen për shkak të komplikacioneve shëndetësore, pas një beteje me leuçeminë.
Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare. Ai ishte i njohur për imazhet e tij dramatike dhe të palëkundura bardh e zi.
Fotografitë e tij prekëse përshkruan ngjarje të mëdha globale, të tilla si gjenocidi në Ruandë në vitin 1994, djegia e fushave të naftës në fund të Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991, si dhe uria në rajonin Sahel të Afrikës në vitin 1984.
Veprat më të njohura të tij janë “Workers”, “Exodus”, “Genesis” dhe “Amazonia”.