Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar Igli Taren për emërimin si Drejtor Sportiv i Milanit.
Duka me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se kjo është një arritje e madhe, si dhe vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e Tares. Ai tha se Taren e pret një sfidë e madhe po që me maturi dhe pasion do tia dalë.