Lionel Messi ka vendosur që të ndajë golin e tij më të veçantë. Ishte nata e 27 majit 2009 në “Stadio Olimpico” të Romës, kur Barcelona dhe Manchester United përballeshin për fronin e kampionit europian.
Në minutën e 70-të, pas një krosimi të magjishëm nga Xavi, ai, më i vogli ndër gjigantët, fluturoi mes mbrojtësve anglezë dhe goditi me kokë, duke e çuar topin në rrjetë dhe ngritur në këmbë gjithë botën blaugrana.
“Kam shënuar shumë gola, që ndoshta janë edhe më të bukur, me vlerë të madhe gjithashtu për rëndësinë që kanë pasur, por goli me kokë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United ka qenë gjithmonë i preferuari im”, – ka deklaruar Messi të enjten në një deklaratë emocionuese.