-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ certifikon rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka miratuar sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për tre qarqet e fundit që mungonin, duke përmbyllur certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për të gjithë 12 qarqet e vendit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, konfirmoi rezultatet për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Në këto qarqe, Partia Socialiste doli sërish fituese, duke siguruar shumicën e mandateve në parlamentin e ri. Në total, PS mori 83 mandate, ndërsa koalicioni opozitar PD-ASHM fitoi 50 mandate. Mandatet e mbetura u shpërndanë mes subjekteve të tjera, duke përfshirë PSD me 3 mandate, Partinë Mundësia me 2, si dhe nga një mandat për Nismën “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizjen Bashkë.

Në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste mori 230,157 vota, ndërsa PD-ASHM arriti në 164,316 vota. Në Durrës, PS mori 84,028 vota, dhe PD-ASHM 58,978 vota. Në Elbasan, PS u rendit e para me 93,765 vota, ndërsa opozita me 42,519 vota.

Kryekomisioneri Celibashi bëri me dije se miratimi i tabelave përmbledhëse është pjesë e procesit ligjor dhe u krye brenda afatit të parashikuar. Opozita kishte shprehur kundërshtime ndaj certifikimit në qarqet e përmendura, por tashmë sfida do të vazhdojë në Këshillin e Ankesave dhe, në rast nevoje, në Kolegjin Zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit