Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë një person me sëpatë. Autori, Ndue Paluca, mësohet se e ka kryer veprën në bashkëpunim me të atin dhe është përpjekur të largohet jashtë vendit për të shmangur arrestimin.
Pas disa orësh kërkime dhe ndjekje intensive, forcat e policisë arritën ta lokalizojnë Palucën në Sarandë, teksa përpiqej të hipte në një autobus të linjës Konispol-Greqi. Ai u ndalua falë koordinimit mes komisariateve të Fierit dhe Sarandës dhe tashmë ndodhet në pranga.
Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza për “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim me të atin. Ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitet, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e kësaj tentative kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.