Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt nga dallgët e forta.
I riu, me origjinë nga Trikalla, ndodhej në ishull për të festuar me miqtë e tij festën e beqarisë, vetëm pak ditë para martesës. Ai u përfshi nga dallgët teksa notonte, dhe u nxor pa ndjenja në breg.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të rojës bregdetare dhe ekipit të urgjencës, 30-vjeçari u shpall i vdekur pasi mbërriti në spitalin e Lefkadës.
Motet e këqija dhe dallgët e forta po raportohen si shkak kryesor i aksidentit fatal. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.