-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë ndaj një të riu, në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit, ku një konflikt i çastit ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të lënduar një 26-vjeçar.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim tre shtetas – një burrë 54 vjeç dhe dy djemtë e tij, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç  të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht të riun, duke e goditur me grushte dhe me një mjet metalik.

Për pasojë, i dëmtuari është dërguar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore vijojnë punën për kapjen e të dyshuarve, ndërkohë që materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit