Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironizimet për opozitën dhe deputetët demokratë.
Rama ironizoi deputeten Jozefina Topalli ku tha se i shkonin lotët rëke me një grup zarfesh nga Greqia.
“Në çdo territor dhe në diasporë volum të jashtëzakonshëm të cilët sollën dallgën e 11 majit, e rikthyer si një Doruntinë në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të mushkës gërmuqe të partisë e vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rrëke me një grup zarfash të ardhura nga Greqia drejt Beratit, ku PS mori mbi 90% të votave, e vranë cofi pluralizmi thoshte, no koment, no koment, vdiq kuku e mjera unë dhe lotët vu, çurk. Pra ne jemi vajtësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë dhe isombatajtësit e saj të kënetave mediatike s’ia kanë haberin gjëkundi si punohet me diasporën.”, tha kryeministri.