Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Brigadave u shpreh se ky mandat do të jtë për vetëkorrigjim. Rama u shpreh se socialistët po punojnë për një Shqipëri më të mirë. Ai theksoi se zgjedhjet i fitojnë ata që janë gjithnjë e më thellë.
“Në bashkë me disa të tjerë këtu, gjithnjë e më pak nga koha e vjetër, e kemi parë këtë familjen të madhe tonën në errësirë dhe në dritë. Përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë, Shqipëria ka qenë mirë.
Ndërsa kur kjo parti nuk ka qenë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Dhe sa jo më mirë ka qenë kjo parti aq jo mirë ka qenë për Shqipërinë. Të tjerët, nuk duan ta pranojnë realitetin e fakteve. Kjo i ka bërë humbës kronikë, ndërsa Shqipëria e ka lënë pa alternativë sfiduese. Janë futur në luftë me faktet dhe jetojnë në një univers paralel, ku Shqipëria që përparon është propagandë. Shqiptarët janë të blerë, ndërkombëtarë janë të shitur. Zgjedhjet i fitojnë ata gjithnjë e më thellë.”, tha Rama.