-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjedhje dhe granata në Himarë, zbulohen dy bashkëpunëtorë në krim

Kryesoret

Një seri vjedhjesh të ndodhura së fundmi në Himarë kanë çuar në arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në disa ngjarje kriminale në këtë zonë turistike.

Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Midnight”, është ndaluar një 46-vjeçar nga Tirana, i cili kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit pas një vjedhjeje në një kompleks me apartamente pushimi. Nga vendngjarja janë marrë tre telefona dhe një shumë parash.

Pas arrestimit, policia ushtroi kontroll në ambientin ku qëndronte, duke zbuluar një sasi të konsiderueshme sendesh të paligjshme: 10 granata dore, telefona të dyshuar si të vjedhur, si dhe veshje e doreza që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjeve.

Nga hetimet ka rezultuar se i njëjti person ka qenë i përfshirë edhe në dy vjedhje të tjera, të ndodhura më herët gjatë muajit maj, në të njëjtin kompleks dhe në një banesë në zonën e Livadhit. Në këto raste janë marrë sende me vlerë dhe shuma parash që kapin vlerën totale mbi 180 mijë lekë.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe një 27-vjeçare nga Vlora, e cila ndodhej në të njëjtin ambient me autorin e dyshuar. Ajo akuzohet se ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale, por nuk ka raportuar asgjë në organet ligjzbatuese.

Hetimet për këtë çështje janë ende në vijim, pasi dyshohet se të ndaluarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit