Detaje të reja janë zubuluar në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari u gjet i pajetë mes vreshtave në një zonë rurale të Rafinës.
Në lidhje me vrasjen e tij u arrestua një 46-vjeçar i cili pak para se të ndërronte jetë ka telefonuar gruan e tij dhe ka treguar emrin e autorit që jetonte në një apartament në Glyka Nera. Më pas janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor.
Autori i cili viktima tregoi për merin është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe u gjet në një apartament Airbnb në Glyak Nera në orën 23:55 të së enjetes. Policia e DIAS mori një telefonatë dhe shkoi në vendngjarje dhe aty zbuloi se ai ishte autori i dyshuar dhe e arrestuan.
Autori i dyshuar 46-vjeçar akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa dy personat e tjerë akuzohen për bashkëpunim në vrasje me dashje.