Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi edhe njëherë sot krijimin e një qeverie teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve të 11 Majit.
“Zgjedhjet u grabitën nga bandat. Farsa elektorale prodhoi një narko parlament i cili nisi ditën, mbledhjen pa hyrë akoma në sallë me SKAP-in si kamxhik të tij, të partisë.
Sa i përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them se ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë. Fjalën do ta kenë shqiptarët; largim të Ramës, qeveri teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri” tha ai.









