-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplaset nga një makinë teksa po shkonte në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Kryesoret

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një makinë.
39-vjeçari Edmond Gjoni banues në Tuoro sul Trasimeno ishte në pritje të dikut për të ikur në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.

Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Sipas informacioneve, drejtuesi i makinës 19 vjeç sapo ishte pajisur me leje drejtimi dhe dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin.

Shqiptari la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Ndërsa hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit