Zyrtarisht ka filluar stërvitja ushtarake “Defender Europe 25”, një nga aktivitetet më të mëdha dhe më komplekse të viteve të fundit në Evropë dhe Afrikë. Kjo stërvitje organizohet nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, trupat shqiptare u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen pjesët më intensive të manovrave, që përfshijnë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe lëvizje strategjike në terrene të ndryshme.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau pamje nga nisja e trupave në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj stërvitjeje për forcën tonë të armatosur dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.