Etapa e dytë e këtij eventi të rëndësishëm do të nisë nga Shkodra dhe do të përfundojë në Elbasan, duke përshkuar një distancë prej 188 km.
Në garë janë 15 skuadra me 96 sportistë që do të luftojnë për fitoret individuale dhe ato ekipore. Në total, gara përfshin 5 etapa dhe një distancë prej 763 km.
Policia e Shtetit ka njoftuar masat për mbarëvajtjen e garës dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur kalimin në rrugët ku do të zhvillohet gara, në oraret e mëposhtme:
Rruga “Zogu i Parë” – nga ora 11:40 deri në 12:15
Shkodër – Balldre – nga ora 12:00 deri në 12:45
Balldre – Thumanë – nga ora 12:15 deri në 13:30
Thumanë – Maminas – nga ora 13:00 deri në 14:15
Autostrada Maminas – Durrës – nga ora 14:00 deri në 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë – nga ora 14:30 deri në 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan – nga ora 15:00 deri në 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan – nga ora 15:30 deri në 16:00