Mesditën e sotme në media po qarkullon lajmi se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.
Gjatë kontrollit po sipas mediave, që nuk e japin emrin e deputetit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.
Objekt i kontrolleve ka qenë edhe prona e një biznesmeni. Nga SPAK ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me kontrollin në banesën e deputetit dhe shumat e sekuestruara që sipas mediave shkojnë mbi 200 mijë euro.
Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.