Prej disa ditësh Teksasi është përfshirë nga stuhi të forta. Më shumë se 228 mijë shtpi janë pa energjie elektrike.
Qarku Harris në Teksasin lindor ishte një nga më të prekurit, me më shumë se 100,000 klientë pa energji elektrike. Ndërsa në qarkun Jefferson u raportuan më shumë se 7,000 ndërprerje, dhe në qarkun Bell gati 7,000.
Gjithashtu meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit kishin lëshuar paralajmërime për përmbytje të menjëhershme në të gjithë zonën, dhe priteshin edhe stuhi të forta.