Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me anë të një njoftimi tha se nga analizat laboratorike për mostrat e marra në kopshtin Nr. 1 të Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë nuk kanë treguar prani të bakterit Salmonella në produktet e qumështit dhe kofshëve të pulës.
AKU thotë se mostrat janë marrë dhe kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe DRAKU Tiranë dhe janë analizuar në Laboratorin e Referencës pranë ISUV.
Gjithashtu thonë se këto mostar janë rezultuar të pastra dhe nuk përmbajnë tregesin salmonelë.
Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.