Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot deklaroi sot se Kosova mund të vetizolohet nëse i injoron miqtë ndërkombëtarë dhe nuk i respekton zotimet që i ka marrë përsipër.
“Mesazhi i parë është: Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse izolohet vetë. Ju nuk jeni të izoluar. Ne, pesëshja (QUINT), vendet e tjera të BE-së kemi qenë duke e mbështetur Kosovën për vite me radhë.
Së fundmi, e rilexova sërish këshillën tonë juridike për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2009, ku shpjegohej pse Franca e mbështeti Kosovën në vitin 1999, në vitin 2008. Dhe mbështetja jonë është ende këtu. Mbështetja gjermane është ende këtu. Ju nuk jeni të izoluar. Dhe Kosova nuk është një ishull.
Ajo ndodhet në mes të një rajoni që vetë është pjesë e kontinentit. Pra, ju nuk jeni të izoluar, përveç nëse izoloheni vetë. Si izoloheni vetë? Duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëmjaftueshmëri morale, duke gjetur të gjitha arsyet e mundshme për të mos respektuar angazhimet e mëparshme. Prandaj, lutja, ashtu dëgjoni miqtë tuaj”, ka thënë ai.